Ky është 45-vjeçari që vdiq në aksidentin tragjik me paragllajd në Prizren

E publikuar: 07/09/2019 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren sot rreth orës 13:00. Bëhet fjalë për 45 vjeçarin, Artan Venhari

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-deputeti Ilir Deda.

“Shumë herët na la Artan Venhari! Pushove pikërisht në lirinë e qetësinë që e kishe gjetë në ajër. Prehu në paqë mik i dashtun!”, ka shkruar Deda.
Togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se parashutisët kanë qenë duke bërë ushtrime në zonën Cvilenit në qytetin e Prizrenit.

“Ne e kemi cilësuar si vdekje aksidentale sepse ka qenë duke bërë ushtrime në zonën e Cvilenit dhe kanë pasur një incdent ku edhe ka gjetur vdekjen njëri prej tyre”, ka thënë Osmanollaj.

Ndryshe, sezoni i fluturimeve me parashut është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik. /Lajmi.net/