Kuzhinieri me aftësi të mahnitshme, preu gjashtë qepë të vendosura njëra mbi tjetrën (Video)

E publikuar: 14/12/2018 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prerja e qepëve është mjaft e vështirë, qoftë edhe nëse mbahet një e vetme në tavolinën për gatim.

Por, jo edhe për një kuzhinier në Tamil Nadu të Indisë, i cili i vendosi gjashtë qepë njërën mbi tjetrën dhe nisi t’i priste në pjesë shumë të holla, transmeton Telegrafi.

“Nuk po i shkon asnjë pikë loti, është një robot” si dhe “unë do pritesha vet, pa mundur ta ndajë ndonjërën në gjysmë”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Aftësitë e mahnitshme dhe përvoja e duhur, i mundësuan atij të kryente me sukses këtë prerje, ndërsa nuk i rekomandohet askujt të provojë këtë metodë. /Telegrafi/