Kuvendi tenton sërish ta zgjedh Avokatin e Popullit

E publikuar: 02/04/2015 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dështimit në javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës do të tentoj sërish ta zgjedh Avokatin e Popullit. Është në vullnetin e deputetëve të vendosin se cilit prej katër kandidatëve do t’ia japin votat për ta ulur në postin që aktualisht e mban Sami Kurteshi.

Në garë janë: Veton Vula, Suzanë Novobërdaliu, Mazllum Baraliu dhe Shqipe Ibraj- Mala.
Dështimi i zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit së fundmi ka ardhur si rrjedhojë e mungesës së deputetëve për të marr pjesë në votim. Në seancë kanë qenë vetëm 64 deputetë, ndërsa për të zgjedhur Avokatin e Popullit duhen 61 vota.

Avokati i Popullit kishte dështuar të zgjidhet edhe në seancat e fundit të legjislaturës së kaluar./Gazeta Tribuna/