Kuvendi do të debatojë për rrogë minimale, të falimentuarit dhe taksën radiodifuzive

E publikuar: 15/09/2017 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 12-të, në rend dite të së cilës janë ligji për rrogë minimale, të falimentuarit, për taksa radiodifuzive dhe Propozim vendimin për vërtetimin e numrit të nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në vazhdimin e sotëm duhet të shqyrtojnë Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për studime mediale dhe përsosje të vazhdueshme profesionale të doktorëve të mjekësisë, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogë minimale, me procedurë të shkurtuar të parashtruar nga deputetët e shumicës, Propozim ligji për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, me procedurë të shkurtuar, gjithashtu të parashtruar nga shumica, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për audio dhe shërbime audiovizuale mediale, me procedurë të shkurtuar nga deputetët të shumicës.

Në rend dite janë edhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për pagesë të rrogave në Republikën e Maqedonisë, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përmbarim, Propozim ligji për dhënie të bonove me vlerë – vauçerë, të gjitha me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetë të opozitës.

Para deputetëve janë edhe Propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian dhe Propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes nga Parisi.