Kuvendi sqaron largimin me forcë të gazetarit Osmani

E publikuar: 22/02/2018 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës, ka dhënë një sqarim në lidhje me pengimin që i ka ndodhur sot gazetarit të Kallxo.com, Taulant Osmani.

Përmes një komunikate për media thuhet se personat të cilët kanë larguar me forcë gazetarin Osmani nuk kanë qenë sigurim i kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli.

“Dëshirojmë të theksojmë se nuk ka qenë ‘sigurimi i kryetarit Veseli’ siç thuhet në raportime, që e ka larguar, por sigurimi i Kuvendit, që i përgjigjet Policisë së Kosovës. Për këtë ne kemi kërkuar edhe një raport nga Policia e Kosovës, të cilin e gjeni të bashkëngjitur”, thuhet në komunikatë.

Ndër tjerash në komunikatë thuhet se “në çdo hapësirë tjetër të Kuvendit, çfarëdo zyre, në këtë rast edhe Zyra e Kryetarit të Kuvendit, nuk lejohet qasja kur nuk ka ftesë zyrtare dërguar për media apo takim të paracaktuar me kabinetin”.

Gazetari i Kallxo.com, Taulant Osmani është larguar me forcë sot nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës sa ka qenë duke pritur në korridor përfundimin e takimit mes kryeparlamentarit Veseli dhe përfqaësuesve të grupeve parlamentare rreth senacës për demarkacion. /Insajderi.com