Kuvendi propozon emrat e tre gjyqtarëve të Kushtetueses

E publikuar: 06/07/2018 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në raundin e dytë kanë propozuar tre emrat për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetueses.
Në rundin e parë të votimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës propozuan Remzie Istrefi-Pecin, raporton Gazeta Express.

Ndërsa në rundin e dytë u zgjodh Safet Hoxha dhe Nexhmi Rexhepi. Hoxha mori 62 vota, ndërsa Rexhepi 66 vota.

Në votimin e dytë morën pjesë 92 deputetë, ndërsa 5 vota ishin të pavlefshme.

Gjykata Kushtetuese ka mbetur pa kuorum që nga 15 qershori, kur gjyqtarëve ndërkombëtarë u përfundoi mandati. Tre emrat e propozuar sot nga Kuvendi i dërgohen presidentit për dekretim.