Kuvendi për demarkacionin mblidhet të enjten

E publikuar: 20/02/2018 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës të enjten në orën 10:00 pritet të mblidhet për votimin e marrëveshjes s demarkacionit me Malin e Zi.

Në mbledhjen e Qeverisë sot kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se pas konsultave me partitë, seanca plenare në të cilën pritet do të votohet për ratifikimin e demarkacionit do të mbahet të enjten.

“Propozoj që kjo do të ndodhë pasnesër në orën 10. Shpresoj që pasnesër të jem unikë. Pas mbylljes së këtij takimi do të bëjë zyrtarisht kërkesë për seancë pasnesër në orën 10”, ka thënë Haradinaj./koha.net/