Kuvendi në flakë, një qetësi absolute e kaplon Mërgim Lushtakun

E publikuar: 06/05/2021 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Situatë e pakëndshme është krijuar në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve dhe ministrave të LVV-së me ata të PDK-së, shkruan Gazeta Express.

Teksa kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta, pauzë, pas lëshimit të sallës nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar një tollovi në mesin e deputetëve. Pasi fillimisht pati debat të ashpër të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Një prej deputetëve është mbajtur për krahu nga disa deputetët. Nga videot e publikuara, Hajdar Beqa, cili shihet që është përplasur me deputetin e VV’së, Besim Muzaqin.

Fillimisht janë përplasur Memli Krasniqi dhe Faton Peci, e më pas janë përfshirë edhe Hajdar Beqa e Arbërie Nagavci e Besim Muzaqi.

Por, deputeti i PDK-së që vetëm e shikoi këtë ngjarje ishte Mërgim Lushtaku.

Ai fare nuk u përfshi në këtë ngjarje që ndodhi sot në Kuvend.