Kuvendi miraton rezolutën për shtesat e fëmijëve

E publikuar: 07/11/2018 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës me 61 vota pro, një kundër dhe dy abstenime ka miratuar Propozim Rezolutën nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga Grupi Parlamentar i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
Kujtojmë, se më 15 tetor ishte propozuar që çdo fëmijë në Kosovë prej 0 deri 16 vjet të gëzojë shtesa çdo muaj duke filluar nga 10 euro në mua,.

Më 15 tetor ishte propozuar që çdo fëmijë në Kosovë prej 0 deri 16 vjet të gëzojë shtesa çdo muaj duke filluar nga 10 euro në muaj.

Shtesa prej 10 euro në muaj për fëmijët në Kosovë janë konsideruar të pamjaftueshme për nevojat elementare për rritjen e tyre, duke pasur parasysh standardet ekonomike në vend.