Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prej 62 deputetëve sa ishin në sallë, 58 prej tyre kanë votuar për, asnjë kundër, ndërkaq 4 persona kanë abstenuar.
Votimi u bojkotua nga opozita.
Votimi përfundimtar i ligjit pritet të bëhet pas një ore.