Kuvendi i Kosovës pa asnjë deputete me shami, në të kaluarën e kishte një

E publikuar: 29/06/2017 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E vetmja deputete me shami në legjislaturën e kaluar të Kuvendit ishte Labinotë Demi-Murtezi. Mirëpo, në Kuvend kësaj radhe nuk do të jetë asnjë deputete me shami.

Partia Fjala e Gëzim Kelmendit, si parti e lidhur ngushtë me fenë islame, nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor, shkruan gazetametro.net
Kurse, kandidatja për deputete nga koalicioni LAA, vajza e Naim Tërnavës, Refiqe Tërnava-Beka, nuk arriti të jetë në mesin e 29 deputetëve të siguruar nga ky koalicion parazgjedhor.
Edhe pse ishte deputete në mandatin e kaluar, Labinotë Demi-Murtezi nuk siguroi votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur në këtë pozitë, madje as falë kuotës gjinore.