Kuvendi fton deputetët për seancën e 3 gushtit

E publikuar: 31/07/2017 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se ka ftuar deputetët e për pjesëmarrje në seancën konstituive të Legjislaturës VI, e cila do të mbahet të enjten më 3 gusht.

Seanca do të fillojë në orën 10:00, dhe ka tri pika të rendit të ditës e që janë si në vijim:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të
mandateve të deputetëve,

Dhënia e betimit të deputetëve,
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.