Kuvajti nuk e shfaq filmin “E bukura dhe bisha” për një skenë 2 sekondëshe

E publikuar: 22/03/2017 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvajti ka vendosur që të mos shfaqë në kinematë e vendit filmin “E bukura dhe bisha” për shkak të një skene homoseksuale që zgjat dy sekonda.

Filmi nisi transmetimin në vendin mysliman të enjten e shkuar, por klientët që kishin blerë biletat për ditët në vazhdim, morën një mesazh nga Kompania Kombëtare e Kinematografisë së Kuvajtit, ku thuhej se shfaqja e filmit është anuluar për disa “vështirësi të paparashikuara”.

Filmi do të rikthehet në javën e ardhshme, pasi të jetë hequr skena ku një nga personazhet shihet duke mbajtur për dore një mashkull tjetër.

Homoseksualiteti në Kuvajt dënohet deri me 6 vite burg.