Kushtëzimi, e vetmja formë për të paguar borxhet ndaj shtetit

10.06.2018 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kushtëzimi, e vetmja formë për të paguar borxhet ndaj shtetit

Autoritetet në Kosovë po praktikojnë kushtëzimin për qytetarët që të paguajnë gjobat apo borxhet për shërbimet komunale që këta të fundit kanë ndaj shtetit.

Janë miliona euro borxhe dhe mijëra gjoba për kundërvajtje në trafik që qytetarët kanë të papaguara.

Së fundmi, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga data 1 qershor 2018, nuk mund të bëjnë regjistrimin e automjeteve të tyre, pa i paguar gjobat që mund t’i kenë për kundërvajtjet e shkaktuara në trafikun rrugor.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Brendshme thotë se kjo formë e pagesës së gjobave është në përputhshmëri me Ligjin për automjetet.

“Nenit 43, paragrafit 2, i Ligjit për automjeteve thotë se pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Kjo mënyrë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme do t’i shërben rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të pagesave të gjobave për veprat kundërvajtës në trafik si do të ndikojnë në parandalimin dhe zvogëlimit të numrit aksidenteve në trafik.

Ndërkohë, vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka shqiptuar afër 37 mijë gjoba për kundërvajtje në trafik.

“Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe, do të thotë për pesë muajin e parë të këtij viti, në gjithë territorin e Kosovës ka shqiptuar 36,617 tiketa për kundërvajtje në trafik, derisa për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar pati shqiptuar 33,556 tiketa ose shprehur në përqindje këtë vit kemi një rritje prej 9.12 për qind”, thotë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

Ndërkohë, qytetarët e Kosovës kanë borxhe të mëdha edhe ndaj dy kompanive publike që ofrojnë shërbime për konsumatorët.

Borxhi i përgjithshëm i konsumatorëve vetëm në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina” që nga paslufta deri më tani është rreth 50 milionë euro.

Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku thotë për Radion Evropa e Lirë se për konsumatorët të cilët nuk paguajnë faturat janë duke bërë shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit.

“Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka dy apo më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Brenda katër muajve janë realizuar 700 shkyçje individuale, janë vizituar mbi 3500 konsumatorë borxhlinj dhe janë dërguar te përmbaruesi privat rreth 1200 lëndë të konsumatorëve që nuk janë të rregullt ndaj shërbimeve ndaj ujësjellësit”, thotë Mjeku.

Mjeku, po ashtu bënë të ditur se të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për faljet e borxheve publike dhe nuk i janë përmbajtur kontratës për pagesën e këstit të borxhit të riprogramuar do t’i kthehet borxhi i falur.

Derisa në kompaninë “Pastrimi” zëdhënësja Arbnore Ademi thotë për Radion Evropa e Lirë janë afër 20 milionë euro borxhe të qytetarëve.

Fatura mujore, prej afër 5 euro për shërbimet që bënë kompania “Pastrimi”, sipas Ademit është e ulët dhe se qytetarët do të duhet të tregohen më përgjegjës ndaj obligimeve që kanë për shërbimet që marrin.

Forma e vetme që kjo kompani përdorë për të inkasuar borxhet e konsumatorëve është dërgimi i lëndës te përmbaruesi privat.

“Në vazhdimësi jemi duke dërguar lëndë te përmbaruesi privat. Kemi filluar me qytetarët që kanë borxhe shumë të mëdha pastaj duke vazhduar në bazë të radhitjes. Kemi qytetarë që nuk kanë pagur asnjëherë faturat që nga periudha e pasluftës deri më tani. Kompania ‘Pastrimi’, jo si ndërmarrjet publike nuk e ka formën e kushtëzimit ndaj qytetarëve, por dërgimin e lëndëve të konsumatorëve te përmbaruesi privat”, thotë Ademi.

Përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut në Kosovë thonë se qytetarët nëse duan një shtet ligjor duhet të jenë edhe shembull i respektimit të ligjeve apo vendimeve dhe pagesave për shërbimet e marra.

Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv në Këshillin për Mbrojtjen Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë thotë për Radion Evropa e Lirë se mënyra më efikase e inkasimit apo pagesës së gjobave do të ishte krijimi i një departamenti i veçantë, i cili do të bënte ekzekutimin e përshpejtuar të këtyre vendimeve.

“Mënyrë më efikase është që në kuadër të Gjykatës Themelore të krijohet një departament i veçantë i cili do të bënte ekzekutimin të përshpejtuar të vendimeve, qoftë të Policisë qoftë të gjykatave, në mënyrë që të mos shkojë rasti të përmbaruesi privat, pasi që përmbaruesit me veprimet e tyre shumë shpesh e rrezikojnë ekzistencën e qytetarit”, thotë Shala.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


LDK: Vetëm zgjedhjet e nxjerrin vendin nga kriza institucionale

LDK: Vetëm zgjedhjet e nxjerrin vendin nga kriza institucionale

“Paketa antishpifje do fundosë Ramën dhe ‘kamikazët’ e tij!”

“Paketa antishpifje do fundosë Ramën dhe ‘kamikazët’ e tij!”

Tahiri: Nuk do të lejojmë që grupet kriminale të cenojnë rrugën tonë drejt BE-së

Tahiri: Nuk do të lejojmë që grupet kriminale të cenojnë rrugën tonë drejt BE-së

NATO: Për shndërrimin e FSK-së në Ushtri vendosin autoritetet e Kosovës

NATO: Për shndërrimin e FSK-së në Ushtri vendosin autoritetet e Kosovës

Scott kundër ndryshimit të kufijve: Nuk pranojmë krijimin e shteteve etnike

Scott kundër ndryshimit të kufijve: Nuk pranojmë krijimin e shteteve etnike

Hoxhaj nuk shkon në Beograd, shkak lobimi për INTERPOL dhe viza

Hoxhaj nuk shkon në Beograd, shkak lobimi për INTERPOL dhe viza

Sylejman Selimi uron për ushtrinë nga Burgu i Dubravës

Sylejman Selimi uron për ushtrinë nga Burgu i Dubravës

Në Kosovë shënohen tri raste të reja me HIV/AIDS

Në Kosovë shënohen tri raste të reja me HIV/AIDS

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për vjedhje në banka e në markete

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për vjedhje në banka e në markete

Thaçi: Diaspora e Kosovës, me vite të tëra ka qenë shtyllë kryesore e ekonomisë sonë

Thaçi: Diaspora e Kosovës, me vite të tëra ka qenë shtyllë kryesore e ekonomisë sonë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

KOMF organizon Konferencën Nacionale për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin e rregullt arsimor

KOMF organizon Konferencën Nacionale për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin e rregullt arsimor

OSBE e shqetësuar për portalet shqiptare

OSBE e shqetësuar për portalet shqiptare

Policia e Kosovës fillon fushatën njëmujore kundër trafikimit me njerëz

Policia e Kosovës fillon fushatën njëmujore kundër trafikimit me njerëz

Hoti: Për të mirën e serbëve që jetojnë në Kosovë, Serbia duhet ta njoh shtetin tonë

Hoti: Për të mirën e serbëve që jetojnë në Kosovë, Serbia duhet ta njoh shtetin tonë

Prokuroria në Prizren ngrit 4 aktakuza për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor

Prokuroria në Prizren ngrit 4 aktakuza për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor