Kushtetuesja kthen Ligjin për Veteranët

E publikuar: 29/03/2017 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e deputetes Aida Dërguti dhe të 23 deputetëve tjerë, të cilët kanë kontestuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Veteranët e UÇK-së.

Ajo e ka gjetur shpërputhje të ligjit me aktin më të lartë juridik të vendit dhe ka propozuar masat që duhet të ndërmerren me këtë rast, njofton Klan Kosova.

Gjykata Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, njëzëri

vendosi që:

I. TA DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. TË SHPALLË që neni 3 (2) i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.

04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin

u shtuan paragrafët 5 dhe 6 në nenin 16 të Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët

e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me

nenin 24 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 46 të Kushtetutës;

III. TË SHPALLË që neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.

04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin

u shtuan neni 16A, paragrafët 1, nënparagrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 në Ligjin Nr

04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në

pajtueshmëri Kushtetutën;

IV. TË SHPALLË që neni 5 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.

04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin

u fshi neni 18 i Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës, është në pajtueshmëri me Kushtetutën;