Kushtetuesja e Shqipërisë përsëri në “ngërç”, Meta nuk zgjedh anëtarin e dytë

E publikuar: 07/11/2019 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Ilir Meta nuk zgjedh anëtarin e dytë të Kushtetueses së Shqipërisë, ndërsa afati i përfundonte nesër.

Sipas ABC News, Meta ka kërkuar që të respektohet radha e Kushtetutës dhe të zgjedhë Kuvendi i pari dhe se pa një bashkëpunim KED-President-Kuvend, ky proces nuk mund të përmbyllet.

Gjithashtu Meta ka deklaruar se është i gatshëm, si përherë, të bashkëpunojë me çdo institucion që Gjykata Kushtetuese të plotësohet sa më shpejt/ abcnews.al