Kushëriri i Kamer Metajt ankohet se u rrah nga policia

E publikuar: 28/12/2018 18:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak orë pas përfundimit të procesit gjyqësor në Gjykatën e Pejës mbrojtësi i Ylber Metjat është ankuar se klienti i tij është rrahur nga policia.

Ylber Metaj ishte arrestuar mbrëmë nën dyshimin se kishte ndihmuar Kamer Metajn në kryerjen e grabitjes në bankën e Istogut gjatë të cilës Metaj qëlloj për vdekje policin Izet Demaj.

Mbrojtësi i Ujkan Metajt, njërit nga të dyshuarit për ndihmë në grabitjen e mbrëmshme në Istog, avokati Arben Kelmendi tha se klienti i tij është rrahur dhe keqtrajtuar nga policia.

Ylber Metaj, dhe Ujkan Metaj, janë arrestuar mbrëmë nga Policia, për dyshimet se e kanë ndihmuar Kamer Metajn në kryerjen e grabitjes së bankës NLB, në qendër të Istogut.