Kush do të udhëheqë me Amerikën

E publikuar: 20/01/2017 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Trump sot merr detyrën e presidentit të 45 –të të SHBA – së.

Sot fillon edhe mandati i kabinetet të ti,më kundërthënësit në historinë amerikane, transmeton Koha.net.
Miliarderë, veteranë ushtarakë, njerëz pa përvojë në diplomaci ose politikë, por në pozita kryesore nëpër banka ose e në kompani të naftës. Ata do të bëjnë ekipin e Trumpit dhe to të luajnë rolet kryesore gjatë katër vjetëve të ardhshëm.
Njëri nga ta është shefi i ardhshëm i diplomacisë. Rex Tillersonin Trump e përshkruan si lojtar bote. S’e ka asnjë përvojë në sektorin publik. 40 vjet ka punuar në Exxon, kompani e naftës me më së shumti vlerë në botë e gjatë dhjetë vjetëve të fundit është në krye të saj. Problemi më i madh i tij është raporti i vet me Moskën. Putinin e njeh tash e 20 vjet e ka marrë edhe dekoratë shtetërore ruse. Për këtë arsye gjatë dëgjimit në Senat është sulmuar ashpër nga senatori Marko Rubio.Në mesin e atyre që kanë qëndrim të ashpër ndaj Rusisë është “Qeni i çartur”, James Mattis. Marinci pa qime në gjuhë është kandidat për ministër të Mbrojtjes. Mattis në qarqet ushtarake vlerësohet tepër shumë. Ai është i njohur edhe me deklaratat e veta kundërthënëse sikur kjo: “ Bëju i ndershëm, profesionist por rri me planin për vrasjen e secilit që e njeh”.
Më kontestues nga “Qeni i çartur” është zgjedhja e kreut të Jurisprudencës. Për rendin e ligjin është i ngarkuar Jeff Sessions. Tërë karrierën e vet njëzet vjeçare është përcjellë me akuza për racizëm. Para 20 vjetësh ka hyrë në histori si njeriu i dytë që nuk u bë gjykatës federal për shkak të deklaratave të veta raciste.
Aty janë edhe ministrat si Wilbur Ross, i njohur si “mbret i bankrotove”, ministri i Financave që vjen nga nga Goldman Sax.
Me Trumpin janë njerëzit me shumë para, por pa përvojë në politikë.
Njëri nga është edhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner të cilin presidenti i ri e do për këshilltar të lartë. Edhe pse ekziston ligji që presidentit ia ndalon punësimin e anëtarëve të familjes në administratë, ekipi i Trumpit është i bindur të jetë gjetur vrima në ligj pasi Kushner nuk do të jetë në kabinet dhe do të heqë dorë nga paga.
Edhe pak çaste kanë mbetur deri tek inaugurimi i presidenti të ri amerikan.