Kush janë rrjetet sociale që përdoren më të shumti nga njerëzit e famshëm

E publikuar: 19/03/2019 03:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Media sociale për influencerët apo personat e famshëm nuk është thjeshtë një harxhim kohe por një platformë të cilët e përdorin edhe për të bërë para duke promovuar produktet e të tjerëve.

Në epokën e brandimit, duke kultivuar imazhin dhe personalitetin online, shumë njerëz me famë krijojnë një emër për vetveten dhe e shndërrojnë në fitim.

Instagram mbetet forumi kryesor i tyre për të tërhequr ndjekës. Ariana Grande ka përhapjen më të gjerë mes kanaleve të saj të medias sociale.

Ylli i popit ka 148 milionë ndjekës në Instagram ndërsa Twitteri dhe Facebook veniten duke mos kaluar 100 milion ndjekës.

Cardi B, e cila hyri në listën e artistëve kryesorë të rinj për 2018-ën në vitin e parë të debutimit, mbështetet gjithashtu tek Instagram për të komunikuar me fansat dhe ndjekësit. Në kontrast Cardi B ka një numër shumë të vogël ndjekësish në Facebook dhe Twitter.

Personazhet më të vjetra të kësaj industrie kanë numra më të përafërt ndjekësish mes platformave. Lady Gaga ka 78 milion ndjekës në Twitter, më shumë se në Facebook dhe Instagram.

Justin Bieber gjithashtu ka numër të barabartë ndjekësish në Instagram dhe Twitter prej 105 milionë përballë 75 milionë në rrjetin social Facebook. /PCWorld Albanian