Kush janë kriminelët e UÇK-së

31.10.2016 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kush janë kriminelët e UÇK-së

Si e njoha UÇK-në gjatë raportimit tim në luftë, dhe si po shihet sot në Prishtinë?

Shkruan: Avni Zogiani

Miraliu ka ardhur nga Gjermania diku në vitin 1998. Ka kaluar një kohë të gjatë nëpër malet e Çiçavices. Kur ai fliste me familjen e tij që gjendej në Viti, nga telefoni im mobil, i thoshte nënës së tij se është në Gjermani, është duke punuar, dhe së shpejti do dërgojë para për t’u ballafaquar me shpenzimet e përditshmërisë. Miraliu, është vrarë diku në Kaçanik, në përpjekje për të krijuar celula të reja të UÇK-së. Miraliu ishte një ushtar besnik dhe i ndershëm i UÇK-së dhe atëdheut. Nuk ka qenë kriminel.

Fehmiun e takova dy herë gjatë luftës. Në njërin prej takimeve, ai më tha se serbët janë në prag dorëzimit. Një javë e disa ditë më pas, dëgjova të shtënat e fundit nga pushka e tij dhe e bashkëshortes në Çikatovë.

Të dy u vranë duke provuar të ndalnin forcat serbe, ndërkohë që civilët po evakuoheshin nga rajoni ku ai komandonte. Fehmiu ka qenë UÇK, nuk ka qenë kriminel.

Lirimi, e kishte fort zakon të merrej më bashkëpunëtorët e serbëve gjatë luftës. Ai mori pjesë në dy betejat e Llapushnikut, dhe kur u sëmurë nga zorra qorre, operacionin e bëri në banesën e të ndjerit, Hamdiut, në Bregun e Diellit.

Natyrisht në një fshehtësi të plotë. Lirimi dhe Hamdiu kanë qenë UÇK, nuk kanë qenë kriminelë.

Babë e djalë me mbiemrin Xhela nuk i pashë. Po ua pashë gjakun në çimenton para shtëpisë së tyre në Likoshan. Paramilitarët serbë i kishin tërhequr zvarrë, ndërkohë dy djemët binjak rreth katër vjeçar, po shifnin gjithçka.

Tani po shifja të dy binjakët që të mbështetur fort për trupin e nënës së tyre dëgjonin njerëzit e llahtarisur tek po përshkruanin atë që kishte ndodhur. Nëna po u kërkonte njerëzve të mos flisnin se fëmijët kishin parë gjithcka. Babai dhe gjyshi i tyre ishin UÇK, nuk ishin kriminelë.

Plaku me mbiemrin Sejdiu në Qirez, po qëndronte para odës së vjetër, ku i kishte të shtrirë katër djemë të vrarë, dy nga ta binjakë, studentë të UP-së. Plaku po qëndronte aty i mpirë dhe kur ika më dha numrin e vëllait të tij në Prishtinë, për ta lajmëruar së atij praktikisht ia kishin vrarë të gjithë djemtë. Djemtë e plakut nuk ishin kriminelë, ishin UÇK.

Bedriu, që kishte lëshuar shtëpinë e tij për një tog ushtarësh, derisa po furnizonte ata me ushqime, u plagos dhe pas lufte kjo plagë e infektuar ia mori jetën. Bedriu ishte UÇK, nuk ishte kriminel.

Ademi nuk tregonte asnjëherë ndonjë gjë për luftën e UÇK-së. Për luftën e tij tregonin vetëm ushtarët që kishin pasur “fatin” të kishin eksperianca me të. Si oficer profesionist ai erdhi nga Tirana dhe e kaloi tërë kohën në trajnimin e ushtarëve të rinj, me të cilët pastaj kryente aksione kundër forcave serbe. Sa herë që kam diskutuar me Ademin ka folur vetëm në nivel doktrinash, e për luftën e tij kam kapur ndonjë copë tregimi andej-këtej nga ushtarët. Ademi ishte UÇK, nuk ishte kriminel.

S. dhe D. erdhën nga Anglia diku në malet mes kufirit Kosovë-Shqipëri, ku D. u plagos dy herë brenda ditës. Kur mbaroi lufta, D. u kthye në Angli dhe sot dyshoj ta ketë marë statusin e veteranit, kurse S. nuk flet shumë për luften. Te dy ishin UCK, nuk jane kriminele.

Bahriun nuk e kam parë më qysh prej shkollës së mesme, kur u zhduk pasi që shkroi disa parolla në shkollën e tij, “Ivo Llolla Ribar”. Pastaj kam dëgjuar në lajme se ai u vra diku në kufirin me Malin e Zi, derisa po transportonte armatim. Bahriu ka qenë UÇK, nuk ka qenë kriminel.

Afrimi e Fahriu vdiqën në bodrumin e një banese në Prishtinë duke luftuar me forcat e atëhershme Jugosllave. Afrimi e Fahriu nuk ishin kriminelë, ishin shkëndijat e para të UÇK-së.

Sot në Kosovë është bërë trend të shkruash kundër UÇK-së. Sistem i tërë medial e OJQ-shë, madje edhe në fushën e “artistike”, është krijuar mbi sentimentin e mendimit se në Kosovë nuk u luftua. Se UÇK ishte krijuar nga vetë serbët me qëllim të krijimit të alibit për spastrim etnik.

Historia e UÇK-së është shkruajtur dhe po shkruhet nga ata që nuk e panë atë ndonjëherë. Gazetarë e botues që patën periudhën më të shëndritshme financiare gjatë luftës sot shkruajnë historinë e UÇK-së. A kishte kriminelë në UÇK? Natyrisht që kishte, ashtu sic përfunduan në kriminelë shumë marinsa amerikan që u kthyen nga Vietnami.

Disa nga udhëheqësit politik të dalur nga UÇK, sot rrijnë me sheherlinjtë në Prishtinë. Në ambientet ku emri UÇK nënkupton vetëm përqeshje. Kohën e kalojnë me njerëz që kur uzurpuan pas lufte, edhe pse nuk kishin parë ndonjëherë luften me sytë e tyre, vendosën mbishkrime “mos prek – UÇK”. A uzurpuan ish-pjestarët e UÇK-së? Natyrisht që uzurpuan.

Që prej mbarimit të luftës ka filluar një propagandë e egër kundër luftës së UÇK-së. Kam përjetuar kohën kur menjëherë pas luftes në Prishtinë raportoheshin femra të zhdukura, dhe përgjithësisht konspiracionet hedheshin se ato po grabiten nga UÇK, përkatësisht TMK. Këto femra nuk u identifikuan kurrë, përveç disa prej tyre, të cilat disa ditë më vonë ishin në shtëpitë e tyre pa therrë në këmbë. Mediet e atëhershme kujdeseshin të mbulonin “zhdukjen e tyre” të raportuar nga policia e UNMIK-ut, por kurrë nuk u kthyen për të gjetur një “viktimë” të vetme për ta intervistuar mbi “zhdukjen”. Në këtë kohë në lagjen Dardania në Prishtinë, kam dëgjuar vetë një grup femrash që sapo panë një furgon jeshil të TMK-së, i pëshpërisnin njëra-tjetrës, “kujdes se këta po grabisin femra”.

Krime pas lufte bënë ushtarët e UÇK-së, siç bënë edhe pjestarët e LDK-së, por edhe grupe mafioze të ngritura në kohën e Millosheviqit. Vjedhje të fondeve të publikut dhe për publikun nuk bënë vetëm politikanët e zyrtarët publik, por bënë edhe themelues të mediave, të OJQ-ve, vendor e të huaj. Po pse sot gjithçka që ndodhë hedhet në llogarinë e UÇK-së?

Një nga arsyet kryesore qëndron në faktin se ish-udhëheqës të UÇK-së, me të mbruar lufta, u joshën fort nga jeta e elitës së re të dalur nga shtresa e lartë komuniste dhe nga gjiri i LDK-së. Natyrisht ndonjë nga liderët e UÇK-së edhe para se ta shkelin Prishtinën ishin thelbësisht të korruptuar, por ata edhe pse fort të ekspozuar nuk ishin shumë në numër.

Duke qenë se kjo klasë shoqërore kishte privilegjet e një jete kuazi-urbane në Prishtinë, do udhëheqës të UÇK-së, ranë në grackën e joshjes nga një jetë hedoniste, tërësisht e paprekur nga lufta. Shumë shpejt pas lufte, ish-liderëve dallaveraxhinj të UÇK-së iu ngjiten fort dallaverxhinjët e Prishtinës, të cilët kishin trashëguar nga baballarët shfrytëzimin e pushtetit për qëllime të veta. Një grushti liderësh të dalur nga UÇK, ata ua mësuan zanatin e hajnisë me letra, të rrenave, të servilizmit, iu mësuan prostitucionin e salloneve. Ca nga ata ishin tashmë të korruptuar, e ca të tjerë u kompleksuan dhe harruan pikën prej së cilës ishin nisur.

Në anën tjetër, hisoria e UÇK-së, u shkruajt një-anshëm nga proponent medial që e kishin për kompleks faktin se kanë qenë kundër fillimit të luftës kundër okupatorit serb, dhe nuk ndihmuan luftën në asnjë mënyrë. Ata e kishin fort zët luftën e UÇK-së, sepse ajo e theksonte më shumë frikacakun brenda tyre.

Po si mundet që një histori të tillë, të stisur, për UÇK-në e blen lehtësisht një pjesë e publikut Kosovar? Në një moment kur po kthehesha nga Çiçavica, pasi Fehmiu e Gjeva ishin vrarë dhe rezistenca e UÇK-së ishte thyer përkohësisht, në rrugë takova një familjar të një zyrtari të lartë të LDK-së. Isha njohur me të nga aktivitetet e bëra dikur nga forumet rinore të LDK-së. Ai nuk arrinte ta fshehte entuziazmin kur më tha, “pse nuk po e pranoni që ra UÇK-ja; pse nuk po shkruani që nuk ka më UÇK”. Me të arritur në Prishtinë, të njëjten ditë, diku te kuarti i njohur si Santea, po vazhdoja të dëgjoja bombardimet në male prej nga po vija. Në njërën nga kafenetë një rresht njerëzisht po vallzonin duke bërë një rreth të kapur për dore. Historia e Kosovës ishte shumë paradoksale, historia e UÇK-së nuk është aq paradoksale sa shkruhet.
/Ndryshe.net/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vakumi i lidershipit global

Vakumi i lidershipit global

Alo, Qeveria?

Alo, Qeveria?

Luftënxitësit dhe paqebërësit në OKB

Luftënxitësit dhe paqebërësit në OKB

Si po vdes sekularizmi në Turqi

Si po vdes sekularizmi në Turqi

Zotëria që shpëtoi botën

Zotëria që shpëtoi botën

Pseudodebati për Gjergj Kastriot Skënderbeun

Pseudodebati për Gjergj Kastriot Skënderbeun

"Fëmijë të kriminalizuar" – prodhim i shkollave dhe prindërve shpërfillës

"Fëmijë të kriminalizuar" – prodhim i shkollave dhe prindërve shpërfillës

Shkruan Arben Idrizi: A jemi antisemitë

Shkruan Arben Idrizi: A jemi antisemitë

Shkruan Blerim Latifi: Mjerimi intelektual i Surroit

Shkruan Blerim Latifi: Mjerimi intelektual i Surroit

A do e mbrojë NATO, Shqipërinë, o kryekomandant Ilir Meta?

A do e mbrojë NATO, Shqipërinë, o kryekomandant Ilir Meta?

Shkruan Baton Haxhiu: Mashtrimi i paralajmëruar

Shkruan Baton Haxhiu: Mashtrimi i paralajmëruar

Çfarë e mundon Sali Berishën

Çfarë e mundon Sali Berishën

Kundër Erdoganit bën dobi vetëm një gjuhë e qartë

Kundër Erdoganit bën dobi vetëm një gjuhë e qartë

Nacionalizmi autoriar, jo populizmi, është kërcënimi real për demokracinë

Nacionalizmi autoriar, jo populizmi, është kërcënimi real për demokracinë

Nuk kisha takuar kurrë gra të dhunuara në luftë. Sot qamë së bashku

Nuk kisha takuar kurrë gra të dhunuara në luftë. Sot qamë së bashku

Gazetarët, pyetjet e pakëndshme dhe politikanët e “lazdruar”

Gazetarët, pyetjet e pakëndshme dhe politikanët e “lazdruar”