Kush është kompania që do ti marrë Apple 4.5 miliardë dollarë

E publikuar: 02/05/2019 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kostoja e marrëveshjes me Qualcomm sot është shumë më e qartë për Apple. Qualcomm parashikon që të fitojë mes 4.5 deri në 4.7 miliardë dollarë nga Apple si rezultat i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes dy gjigandëve të teknologjisë.

Prej dy vitesh kompanitë kishin ngecur në një përplasje ligjore ku Qualcomm kërkon nga Apple detyrimet e prapambetura të licencimit të teknologjisë dhe Apple akuzonte Qualcomm për praktika të pandershme licencimi.

Vetëm nga licencimi Qualcomm do të marrë 1.23 miliardë dollarë ndërsa pjesa tjetër janë modemët e rrjetit që ky i fundit do ti shesë Apple iPhone.

Megjithatë suksesi i Qualcomm nuk ka për të penguar të ardhurat e majme nga iPhone. Madje marrëveshja mes tyre është një bonus për Apple sepse jo vetëm do të përdorë teknologjinë më të mirë të rrjeteve celulare dhe Wi-Fi por edhe të ketë shansin që të prodhojë një iPhone me teknologjinë 5G.

Apple kishte tentuar më parë ta zëvendësonte me Intel si furnizues me teknologjinë 5G por ky i fundit dështoi disa herë përpara se gjigandi i iPhone të humbiste besimin dhe të tërhiqej. /PCWorld Albanian