Kush është gruaja e parë shqiptare në Kosovë që vozitë autobus? (Foto)

E publikuar: 31/01/2018 18:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kohët e fundit lajmet për shoferet e para të autobusëve si në Skandinavi ashtu edhe në Zvicër, janë bërë të njohura për ne, e sidomos fakti se janë shqiptare na bënë të ndihemi edhe më krenar me to.

Jo vetëm në Evropë, tani edhe në Kosovë femrat po shënojnë historinë në këtë fushë. Hava Muhaxheri është gruaja e parë në Kosovë e cila është pajisur me leje të Kategorisë D (për vozitje të autobusëve).

Zonja Muhaxheri është 42 vjeçarja nga qyteti i Ferizaj, e cila realizoi dëshirën e saj të kahmotshme të jetë një shofere autobusësh. Kjo ëndërr edhe pse u realizua pas 4 vitesh nga marrja e lejes për vozitje të autobusëve, ajo ndihet jashtëzakonisht falënderuese ndaj institucionit që këtë mundësi ia ofroi i pari dhe pa asnjë kusht, e padyshim ai vend është Kolegji Universum.

Gjatë një interviste të bërë me të, ajo tregoi se si filloi gjithçka: ‘Para disa viteve ajo kishte jetuar një kohë në Itali, atje, për të shkuar te vendi ku punonte i duhej të udhëtonte me autobusë, autobusë që vozisnin femrat. E inspiruar nga ky fakt, befas te ajo u krijua dëshira për t’a bërë të njejtën gjë. Pasi u kthye në Kosovë, arriti që t’a marr lejen për vozitjen e autobusëve dhe kështu u bë edhe femra e parë që u pajisë me leje të kësaj kategorie.

Sfidat për të sapo filluan sepse shoqëria jonë paragjykuese nuk pranoi që një femër të jetë pjesë e ndonjë institucioni duke punuar si shofere autobusësh, edhe pse ajo pranoi të punonte madje edhe pa pagesë. E mira e gjithë kësaj është se mundi nuk i shkoi kot, e kjo sepse ende ka njerëz bujar e paparagjykues në këtë vend.

Duke kërkuar punë nga vendi në vend, dera që u hap për të, ishte ajo e Kolegjit Universum. Duke qarë me zë, tregonte për gëzimin që e kishte përjetuar atë ditë kur stafi i Kolegjit i kishte thënë që tani e tutje do punonte në këtë institucion, si shofere autobusi. Ajo u shpreh se do jetë gjithnjë mirënjohëse ndaj këtij institucioni, që ia mundësoi t’a punoj një punë që e donë pa masë dhe e bënë me shumë dëshirë e kënaqësi. Ajo madje shtoi se as familjarët e saj nuk e kanë përkrahur më shumë sesa personeli i Kolegjit Universum.

Mbi 60% e stafit akademik dhe administrativ në Universum janë vajza/gra. Përveç pjesës akademike, Universum njihet edhe për iniciativat e shumta që ndërmerr për përkrahjen e gruas, që të ndikoj në rritjen e barazisë gjinore.

Edhe pse posedon edhe lejen për vozitjen e veturave, asaj prapë i duket më lehtë të vozisë një autobusë, e kjo ndonëse e don më shumë ndjesinë e krijuar nga vozitja e autobusëve. Ajo në fund u bën thirrje të gjitha grave shqiptare që të marrin një vendim të tillë nëse me të vërtetë duan ta bëjnë një gjë të tillë sepse puna që bëhet me dëshirë e vullnet, tejkalon çdo vështirësi dhe paragjykim’.