Kush do e besonte, Shkendije Mujaj nuse me veshje tradicionale! (FOTO)

E publikuar: 21/11/2017 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Senzacioni viteve të fundit, Shkendije Mujaj, është gjithmonë aktive në rrjete sociale me postime super provokuese, por çuditërisht tash së fundi, i ka rralluar paksa, shkruan Kosovarja.

E motivi për këtë, nuk dihet, por mund të aludohet në privatësinë e saj, të cilën pavarësisht ekspozimeve të dikurshme, ka vendosur t’a mbajë në dry.
Postimi i fundit, vërtetë krijon lajm, meqë nuk jemi mësuar t’a shohim kaq të veshur Shkendije, e sidomos me veshje kombëtare, si traditë e jona. Të ketë ndonjë prapavijë brenda saj, apo thjeshtë dëshirë e Shkendijes për të shkrepur ndonjë foto e veshur me to, mbetet të kuptohet.

Megjithëse, tani ka hyrë në modë, veshja tradicionale në dasma, gjë që mund të nënkuptohen pritshmëritë që Shkendija të bëhet nuse.