Kush do të jetë kandidati për kryeministër nga LDK-ja? Flet Rugova

E publikuar: 21/04/2019 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka folur edhe për zgjedhjet dhe qeverinë e ardhshme.

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, në këtë intervistë dhënë për lajmi.net, ka treguar se kryetari i ardhshëm i LDK-së, do të jetë edhe kryeministër i ardhshëm i Kosovës, pasi që sipas tij, LDK-ja paralelisht me zgjedhjet e brendshme është duke bërë përgatitjet për zgjedhjet nacionale.

“Kryetari i ri i LDK-së, që nuk e dimë se kush do të zgjidhet. Tani unë mund të them se e shoh Naser Rugovën kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës, kam të drejtë shprehje dhe statuti i LDK-së ma mundëson që të zgjedh dhe të jem i zgjedhur. Por, është vullnet i 355 delegatëve të LDK-së që me shumicë votash dhe me votë të fshehtë do ta zgjedhin liderin e ri të LDK-së. Dhe unë dua të besoj fuqishëm, ai lideri i LDK-së, cilido qoftë ai, unë personalisht fuqishëm do të loboj, do të punoj dhe do të luftojë në kuptimin politik dhe demokratik të fjalës që ai të jetë edhe kryeministër i vendit”, ka thënë Rugova për lajmi.net.