Kush do ta pengojë tragjedinë?

E publikuar: 03/07/2015 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bernd Riegert
Evropianët në Bruksel kanë hequr dorë nga shpresa se mund të arrijnë ndonjë marrëveshje me Tsipran dhe qeverinë e tij

Saltoja e fundit e kryeministrit grek, kërkesa e një kredie në minutën e fundit, është një manovër e qartë fushate elektorale. Aleksis Tsipras donte disa orë para skadimit të programit të dytë të ndihmës një program të tretë prej donatorëve, të cilat ai i kishte ofenduar si torturues financiarë. Ku është logjika?

Tsipras e di mirë se eurogrupi nuk mund ta miratojë në asnjë mënyrë brenda disa orësh një kërkesë të tillë të papritur. Por në Greqi ai ndoshta mund të fitojë pikë, duke pretenduar se luftoi deri në momentin e fundit. A do ta lenë vërtetë veten grekët që t’i shesin për budallenj? Kjo mbetet për t’u parë në referendumin e së dielës në Greqi. Ndërkohë, Aleksis Tsipras nuk duket të jetë i sigurt se grekët do të thonë ‘jo’ për Evropë sikurse dëshiron ai. Ndryshe nuk kanë si të kuptohen aludimet e ekipit të tij se referendumi mund të anulohet ose të shtyhet.

Evropianët në Bruksel kanë hequr dorë nga shpresa se mund të arrijnë ndonjë marrëveshje me Tsipran dhe qeverinë e tij. Haptazi liderët dhe krerët e qeverive të BE-së po bëjnë thirrje që votuesit të thonë të dielën e ardhshme ‘po’. Nëse Tsipras dështon me referendumin e tij, atëherë ai duhet të japë dorëheqjen, në qoftë se ka ende një shkëndijë e ndjenje përgjegjësie.

ër herë të parë prej pesë vjetësh Greqia është është tani pa ndihmë financiare nga jashtë. Vendi nuk ka qasje në tregjet financiare private. Mirëqenia apo mjerimi i e tij varen ekskluzivisht nga Banka Qendrore Evropiane, e cila do të mbajë bankat greke edhe vetëm disa ditë që të mos mbyten. FMN-së Athina nuk po i paguan normat e interesit. Falimentimit kombëtar dhe dalja e mëvonshme nga zona e euros janë vetëm një çështje kohe.

Nisur nga situata dramatike kryeministrit grek nuk i shkon në mend ndonjë gjë më e mirë për të bërë, se sa t’i fyejë rëndë evropianët. Në një intervistë televizive, tha ai, Greqia i ka borxh vetëm BQE 120 miliardë euro. Një Grexit do të ishte shumë shumë i shtrenjtë për huadhënësit, dhe prandaj Greqia nuk do të dalë kurrë jashtë Eurozonës. Ministri i Financave, Janis Varoufakis, e kërcënon krejtësisht i ekzaltuar edhe Eurozonën dhe BQE-në me një padi, nëse nuk rrjedhin edhe më tej para. Qesharake! Grexitin po e shkakton vetë ministri i Financave me politikën e tij katastrofale. “Vendi ka falimentuar gjithsesi.” “Ne nuk mund të mbledhim taksat. Për këtë nuk jemi në gjendje.” Këto janë disa nga citatet e Janis Varoufakis gjatë javëve të fundit.

Eksperimenti radikal i majtë ka dështuar. Kostot për këtë do t’i mbajnë grekët fatkeqë. Donatorët do t’i përballojnë kreditë e papaguara dhe do t’i shtyjnë në kurrizën e brezave të ardhshëm. Kreditë e paketës së shpëtimit maturohen vetëm pas 30 vjetësh. Askush nuk dëshiron ta fyejë Greqinë ose t’i heqë asaj pavarësinë e tij si pretendojnë Syriza dhe partnerët e koalicionit të krahut të djathtë. Greqia nuk duhet të pranojë patjetër ndihmë, por ajo duhet gjithashtu t’ia dalë mbanë pa kredi të tjera. Krejt sovrave, krejt e vetme. Kjo ka kohë që nuk të bëjë me solidaritetin evropian dhe integrimet evropiane.

Tani vetëm mund të shpresojmë për një fillim të ri pas referendumit, ose Greqia duhet të largohet nga Eurozona. Një referendum demokratik, një vendim i popullit është i legjitim. Por jo vetëm në Greqi. Kur e pyeta një politikan të Syrizas, në qoftë se edhe gjermanët, finlandezët, francezët, apo spanjollët dhe shumë të tjerë duhet të votojnë nëse duan të vazhdojnë ta financojnë Greqinë, ai fillimisht heshti, dhe pastaj një ‘jo’ të lehtë. Ky është një e kuptuar shumë e diskutueshme e demokracisë. Njëri është më i mirë se 18 të tjerët e eurogrupit? Kjo nuk duhet të jetë.

/DW.COM/