Kusari-Lila: Të shkarkohen të gjithë komanduesit në stacionin policor në Drenas

E publikuar: 08/02/2019 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që të gjithë deputetët nga opozita dhe pozita të bëhen bashkë në lidhje me rastin e 16 vjeçares së dhunuar në Drenas, raporton “Zëri.info”.

Ajo kërkoi nga ministri i punëve të brendshme që të shkarkojë të gjithë komanduesit në stacionin policor në Drenas.

“Sot për këtë temë nuk duhet të jemi opozitë dhe pozitë, sot duhet të jemi një, nëse e kuptojmë që duhet të fillojmë të diskutojmë edhe për normat shoqërore hapur. Në vendet si Kosova abuzimi duket që shprehet në mënyrën edhe më të egër. Ky rast i 18 vjeçares nga Drenasi tregon edhe mekanizmin mbështetës nga familja. Nëna e saj nuk ka pasur mekanizëm në ndihmë. I them ministrit të punëve të brendshme që duhet të shkarkohet i gjithë zingjiri komandues i stacionit të Drenasit”, tha ajo./Zëri/