Kusari-Lila pranon se ka dallime brenda opozitës

E publikuar: 18/09/2018 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në spektrin politik kosovar nuk dallojnë vetëm pushteti e opozita. Ndryshimet po ndodhin pikërisht brenda atyre që do të duhej të ishin të bashkuar kundër pushtetit.
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se deklaratat e partive në opozitë po shkaktojnë konfuzion të opinioni publik.

Mirëpo, sipas saj, nuk është kjo atmosferë kundërshtuese edhe në bisedat që kanë prapa kamerave.

“Në biseda kur ulemi bashkë jo por ajo çka transmetohet të opinioni publik po shkaktojnë konfuzion të publiku me deklaratat e tyre prej ndarjes së PSD-së nga Vetëvendosje pastaj thirrja e Vetëvendosjes për protestë”, deklaroi Kusari-Lila.

Ajo bëri të ditur se Vetëvendosja, përveç PSD-së, nuk i ka thirrur asnjëherë as Alternativën që t’u bashkohen në protestë.

“Jo, asnjëherë deri tash ndonëse me Kurtin kemi pasur biseda për këtë çështje. Ka filluar nga maji i këtij viti kur është përmendur që mes presidentëve Thaçi e Vuciq po diskutohet çështja e ndryshimit të vijës së kufijve, ka qenë si një zile alarmi”, ka thënë ajo.