Kusari-Lila përfaqëson Kosovën në Kongresin Metropolis në Kanada

E publikuar: 21/06/2017 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në Kongresin e XII botëror -Metropolis, i cili po mbahet në Montreal të Kanadasë me temën “Sfidat globale, qytetet kryesore në aksion”.

E para e Gjakovës ka falënderuar organizatorët e kongresit Metropolis për ftesën e bërë si dhe mbështetjen e organizatës NDI Women për pjesëmarrjen.

Ajo ndër të tjera është shprehur se do të marr pjesë edhe në panelin e të enjtes, si kryetare e Gjakovës dhe përfaqësuese e Kosovës ku në këtë panel do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Montreal, Z. Denis Coderre, zv/Presidenti i zonës Metropolitane të Barcelonës, z. Alfred Bosch si dhe udhëheqës tjerë lokal për të frymëzuar ndryshimet e domosdoshme globale për shoqëri të qëndrueshme.

Gjatë kësaj vizite në Kanada, Kusari-Lila do të qëndroj edhe në Toronto ku do të pritet nga Chad Rogers, Konsulli Nderi i Kosovës për Toronto dhe do të ketë tryezë me Ministren e Statutit të Gruas për Provincën e Ontarios, znj. Indira Naidoo-Harris si dhe takim me Richars Koroscill, President i përkohshëm dhe Kryeshef i Odës Ekonomike të Tregtisë.

Në fund, ajo do të vizitojë edhe kryetaren e bashkësisë së Mississauga, Bonnie Crombie, si dhe do të takohet me rrjetin e biznesit dhe komunitetin e diasporës në Hamilton, ku janë përqendruar afro 5 mijë kosovarë, transmeton Klan Kosova.