Kusari-Lila: Me VV kemi dallime, por jemi fokusuar në atë që na bashkon

E publikuar: 07/09/2019 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mimoza Kusari-Lila, ish-deputetja nga Alternativa, është përfshirë në listën e Vetëvendosjes të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila tha se ata i bashkon me VV-në ideja e ndryshimit dhe reformës shtetërore.

“Me LVV kemi disa dallime në pikëpamje, por për ndryshimin e duhur, jemi të fokusuar në atë çfarë na bashkon, jo në atë çfarë na dallon. Ne na bashkon ideja e ndryshimit dhe reformës së shumëpritur shtetërore”.

“Na bashkon përpjekja për rend dhe ligj dhe shtet ligjor i cili trajton qytetarët njëjtë pa marrë parasysh shtresën dhe kategorinë që përkasin. Në listën zgjedhore të LVV, subjekti ynë përfaqësohet me mua Kryetaren e partisë dhe Nën Kryetarin e partisë, Reshat Nurboja”, ka shkruar Kusari-Lila në rrjetin social Facebook.