Kusari-Lila: Me Serbinë nuk duhet të diskutohet për ndryshim të kufijve

E publikuar: 29/10/2018 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila është kundër diskutimit me Serbinë të çështjes së ndryshimit të kufijve. Ajo thotë se te vendi fqinj nuk duhet të ketë besim.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari-Lila nuk është kundër dialogut me Serbinë. Por ajo nuk pajtohet se me presidentin serb Aleksandar Vuçiq duhet të diskutohet ndryshimi i kufijve.

Thotë se me Serbinë janë arritur marrëveshje të shumta, por se Beogradi zyrtar nuk i ka zbatuar kurrë.

“Ka marrëveshje me firmën e tyre që nuk zbatohen kurrë’, tha Kusari-Lila në T7.

“Serbia është 24 orë aktive në prishjen e secilit raport diplomatik që Kosova ka krijuar me vendet e tjera”, thotë ajo.

“Është një Serbi që aktivisht punon në prishjen e asaj që është ndërtuar në dialog”, shtoi ajo.