Kusari-Lila: Gjakova fillon exportin, dërgesat e para të mbulesave dërgohen në Suedi (FOTO)

E publikuar: 05/05/2015 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari –Lila ka bërë të ditur se fabrika “Interex” ka dërguar dërgesën e parë të mbulesave për makina. Ndërkohë që sipas saj dërgesa tjetër do të dërgohet javën e ardhshme.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka vizituar fabrikën Intertex, e cila sot ka nisur dërgesën e parë për eksport të mbulesave për makina, eksport ky i cili realizohet për herë të parë pas gjashtëmbëdhjetë viteve.

” Jam shumë e lumtur që po nisim dërgesën e parë për eksport në Suedi. Duket një hap i vogël, por një simbolikë e madhe për Gjakovën pasi ka filluar të eksportojë dhe njëherit shprehem se jam e sigurtë që me hapjen e parkut të biznesit do të zhvillojmë edhe kapacitete tjera” ka pohuar kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, e cila për këtë i është adresuar që nga viti I kaluar Agjencionit Kosovar të Privatizimit, që të jep në shfrytëzim pronën e disa ish- ndërmarrjeve shoqërore.

Në kontingjentin e parë eksportues janë 2.500 copë mbulesa të tilla që do të dërgohen në qendrën e kompanisë Trox, e cila edhe është investitori e kësaj fabrike në Gjakovë.

Ardita Rizvanolli, menaxhere e kompanisë “Intertex” ka bërë të ditur se pas këtij kontigjenti, në javën tjetër do të eksportohen 2.750 mbulesa ndërsa në muajin qershor pritet të dyfishohet kapaciteti i punëtorëve, si dhe kapaciteti i prodhimtarisë së mbulesave, e poashtu pritet të fillojë edhe linja tjetër e prodhimit që ka të bëjë me prodhimtarinë e jelekëve antiplumb për ushtrinë amerikane./express/