Kusari: Brenda mandatit të gjitha lëndët në gjykata, do digjitalizohen

E publikuar: 28/05/2017 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mimoza Kusari- Lila ka thënë se Sistemi i Drejtësisë në Kosovë, ballafaqohet me disa probleme, gjë të cilat AKR-Alternativa ka ide për të arritur në një zgjidhje.

Sipas Kusari-Lilës, në plan të parë për sektorin e drejtësisë në vend, ky subjekt i përbashkët partiak, ka programin e digjitalizimit të të gjitha lëndëve në gjykata, ku do të pamundësonte ndikimin politik në to, njofton Klan Kosova.

Në Magazinën Zgjedhore, kryetarja e partisë Alternativa shtoi po ashtu se nëse nuk merren masa për parandalimin e korrupsionit në të gjitha sektoret dhe insitutcionet e vendit çdo ide dhe shpalosje e programit do të jetë i kot.

”Të gjitha raportet tregojnë një situatë me tepër se sa alarmante për Kosovën”.

”Tre probleme substanciale për të cilat do të kemi zgjidhje. Të tre problemet kanë nga një plan për rregullimin e tyre”.

”Në kuadër të procedurave teknike, është digjitalizimi i të gjitha lëndëve në gjykata. Kemi plan konkret për grumbullimin e të gjitha lëndëve në gjykatë. Kjo do të fillojë menjëherë dhe brenda një mandati do të jetë mundësia e digjitalizimit të tërësishëm të sistemit”.

”Kemi pasur Qeveri të huaja siç është ajo amerikane që kanë pasur të tilla procese. Kjo do të parandalonte dhe ndikimin politik për këto raste. Sepse ka raste kur i ngadalësohet lënda dhe ka ndërhyrje. Prandaj kur është e trajtuar përmes sistemit elektronik nuk ka mundësi të ndërhyjë dikush në ato lloj lëndësh në gjykatë”.

”Krijimi i këtyre mekanizmave bashkë me procesin e vetingut. Rendi dhe ligji nuk prek vetëm ekonominë apo shëndetësisë. Në këtë rast preket secili rast korruptiv. Prezantimi i një rasti të tillë dhe marrja e masave parandaluese është suksesi i një investitori. Kjo ndjekja politike ka mbetur nga sistemi politik i mahershëm”.