Kurz: Protestat e sotme në Prishtinë nuk kanë të bëjnë asgjë me demokracinë

E publikuar: 10/01/2016 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Integrimit i Austrisë, Sebastian Kurz, përmes profilit të tij në Twitter ka reaguar pas protestave të dhunshme të ditës së sotme në Prishtinë.

“I dënoj fuqishëm protestat e sotme të dhunshme në Prishtinë – nuk kanë të bëjnë asgjë me frymën demokratike për të mbledhur dhe demonstruar paqësisht”, ka thënë Kurz, raporton Koha.net.