Kurz: BE të vendosë sanksione ndaj Turqisë

E publikuar: 01/10/2020 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelari austriak, Sebastian Kurz bëri thirrje për t’i dhënë fund bisedimeve me Turqinë për pranimin në BE dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj saj.

“Për Austrinë, ka qenë prej kohësh e papranueshme mënyra se si Turqia i trajton gazetarët dhe personat me mendime të ndryshme”, tha Kurz para gazetarëve në Bruksel, raporton ATSh.

Ai shtoi se përpjekjet e fundit të Turqisë, për kërkimin e gazit, janë një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar.