Kurti: VV-së do t’i konvenonte mbajtja e zgjedhjeve më 14 qershor

E publikuar: 02/05/2020 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albin Kurti s’e ka pritur fare 29 majin kur pritet edhe të publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit për formimin e Qeverisë së re.

Shefi i Vetëvendosjes ka propozuar 14 qershorin si datë të zgjedhjeve pasi kështu po mendon edhe PDK’ja, Vjosa Osmani dhe disa deputetë të tjerë.

“Ndërkohë, masat ndaj pandemisë COVID-19 po zbuten ca. Neve si LVV do të na konvenonte e diela e 14 qershorit 2020 për zgjedhje, sepse tubimin e madh përmbyllës do ta mbanim të premten me 12 qershor, pra duke e festuar njëkohësisht 15 vjetorin e themelimit të VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar ai.

Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, ka thënë se Partia e Kadri Veselit po mendon sikur Lëvizja Vetëvendosje që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Ka thënë se sikur VV e PDK mendon edhe Vjosa Osmani dhe disa deputetë të tjerë që s’duhet të ketë qeveri të re por zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pas LVV, tash edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Dihet se qeverinë e re të synuar nga Presidenti nuk e përkrah as Kryeparlamentarja si dhe disa deputetë të tjerë. Ky është një argument shtesë që veçse në zgjedhje duhet të shkojmë”, ka shkruar Kurti, pas një takimi që ka pasur me zyrtarët e VV’së.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e fundit me një deputet më shumë se LDK’ja. Këto dy parti lidhën koalicion, të cilin e pagëzuan si “Koalicioni i Shpresës”. Megjithëse negociatat për lidhjen VV-LDK zgjatën disa muaj, qeverisja zgjati vetëm 40 ditë. Kjo pasi VV s’pajtohej me qëndrimin e LDK’së për të hequr taksën pa vendosur reciprocitetin, s’pajtoheshin as për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në këtë situatë, Albin Kurti, vendosi të shkarkonte Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, i cili është edhe Nënkryetar i LDK’së me çka i dha edhe fund “koalicionit të shpresës”. Pas kësaj, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kurti u shkarkua nga më shumë se 2/3 e votave të deputetëve të Parlamentit.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar të premten dekretin e Presidentit, i cili mandatoi Avdullah Hotin për Shef të Qeverisë së re pasi Albin Kurti refuzoi të dërgonte emrin e ri për Kryeministër pas pesë letrave që Shefi i Shtetit që i kërkonte fituesit të propozonte emrin e ri për mandatar të Qeverisë.