Kurti udhëton sot drejt Brukselit, para nisjes e rithekson se dialogu nuk është në tri prioritetet e Qeverisë

E publikuar: 27/04/2021 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se në bisedën telefonike të cilën e pati me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel ka ripërsëritur tri prioritetet e qeverisë, në mesin e të cilave nuk është dialogu me Serbinë.

Albin Kurti sot do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të takohet me udhëheqësit evropiane, e temë kryesore pritet të jetë edhe raundi i ri bisedimeve Kosovë-Serbi.

Albin Kurti shkroi në Twitter se megjithatë ka siguruar presidentin e Këshillit Evropian për angazhimin e qeverisë së tij për dialogun Kosovë-Serbi.

“Përpara vizitës sime në Bruksel, unë kisha një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Unë e falënderova atë për përgëzimet e tij për fitoren tonë dhe përsërita që sigurimi i vaksinave, krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia janë tre prioritetet e para të qeverisë. Unë gjithashtu e sigurova atë për angazhimin tonë në dialog”, tha Kurti./