Kurti thotë se UÇK është në rrezik nga Specialja, edhe pse nuk e mbështet zhbërjen e saj

E publikuar: 31/01/2018 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albin Kurti, deputet në Kuvendin e Kosovës, tha se Dhomat e Specializuara nuk patën ardhur në Kuvend për shqyrtim, por vetëm për miratim, dhe si të tilla ato rrezikojnë luftën e UÇK-së për Kosovën, raporton “Zeri.info”.
“Gjykata Speciale konsiston në një histori të re politike të Kosovës. Vendimet e saj do na ndryshojnë edhe historinë. UÇK-ja dhe ushtria e saj janë në rrezik nga Gjykata Speciale”, tha Kurti.

Pavarësisht këtyre, Kurti tha që në vitin 2015 duart e deputetëve u përdrodhën dhe u nënshkrua Gjykata Speciale.

Sipas tij, kjo Gjykatë vetëm sa e shton abnormalitetin e shtetit të Kosovës.