Kurti thotë se sot është festa e Demokracisë dhe uron qytetarët

E publikuar: 11/06/2017 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pak minuta më parë ka hedhur votën e tij në ambientet e Fakultetit Ekonomik.

Ai para gazetarëve ka thënë se uron që procesi i zgjedhjeve të shkojë në mënyrë të rregullt.

“…unë sa e kreva të drejtën time demokratike, obligimin tim qytetar për të votuar. Uroj që gjithçka të shkojë siç duhet, siç është më së miri. Dalja do të jetë masive, nuk ka as shi as vapë për të ikur jashtë vendbanimeve”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Ndërkohë, votën e tyre e kanë hedhur edhe dy kandidatët për kryeministër, Ramush Haradinaj nga koalicioni PAN, si dhe Avdullah Hoti nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa.