Kurti thotë se sapo të bëhet kryeministër do të nisë reciprocitetin e plotë me Serbinë

E publikuar: 20/11/2019 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në njëvjetorin e vendosjes së taksës 100 % ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka thënë se sapo ta marrë drejtimin e qeverisë VV-LDK do t’ia nisë me masa direkte dhe të përgjithshme reciproke me Republikën e Serbisë.

Sa për atë që ka thënë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj se ‘ taksa e ka ndalur ndarjen e Kosovës’, Kurti tha se këtë ndarje e kanë ndalur protestat e popullit, opozita e dikurshme VV-LDK, si dhe disa aleatë ndërkombëtarë.

Por, Kurti nuk ka treguar se a do të bëhet kryeministër në muajin dhjetor apo jo, njofton Klan Kosova.