Kurti thotë se Grenell e ndërroi qëndrimin e tij ndaj Serbisë pas vizitës në Beograd

E publikuar: 07/05/2020 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Richard Grenell ishte i mendimit që Kosova të hiqte taksen 100% ndaj Serbisë, ndërsa Serbia ta ndalte fushatën e saj kundër Kosovës, por këtë të fundit e braktisi pas një udhëtimi në Beograd.

“Kam pasur komunikim intenziv me të. Ai ka pasur qëndrim qe Kosova duhet me hek taksen 100% e Serbia me pushu fushatën e saj së çnjohjes së Pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Këtë të dytën e braktisi pas një udhëtimi në Beograd”, tha Kurti në Opinion, të Blendi Fevziut.

Më tutje, Kurti shtoi se Grenell së fundi u deklratua edhe kundër reciprocitetit me Serbinë, e që sipas tij ky është kulmi.

“Unë kam vazhduar të komunikoj me të në mënyrë pozitive , por s’mund të pranoj që Kosova të mos ndërtojë marrëdhënie reciproke me Serbinë”, shtoi ai.