Kurti: Thaçi shkeli Kushtëtutën kur i ftoi të gjithë liderët e partive, Gjykata Kushtetuese do të ketë punë në pranverë

E publikuar: 09/04/2020 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albin Kurti, kryeministri aktual ka folur për ftesat e bëra nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, liderëve të partive politike që të konsultohet rrerh situatës pas rrëzimit të tij nga posti si shef i ekzekutivit.

Kurti ka bërë shkelës së kushtëtutës Presidentin me këto ftesa, pasi që sipas tij është dashur të ftohet vetëm ai si lider i partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Por, ai ka paralajmëruar Gjykatën Kushtetuese se do ketë punë për këto shkelje, nga ana e Thaçit, raporton Infosot.

“Presidenti ka bërë shkelje kushtetuese kur ka thirrur në takim të gjithë lidërt e partive politike. Me këto sjellje të Presidentit Thaçi, siç duket do të ketë punë Gjykata Kushretuese në pranverë. Do ta dërgojmë emërin e mandatarit, por nuk do ngutemi sepse jemi në luftë me pandeminë”, ka thënë Albin Kurti në TV 21