Kurti: Thaçi e Haradinaj janë akoma bashkë

E publikuar: 25/04/2019 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin Pressing, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur për opozitarizmin e partisë së tij kundrejt qeverisjes së Ramush Haradinajt.

Kurti thotë se disa qëndrime të kundërta të Haradinajt me Presidentin Hashim Thaci nuk i bën ata kundërshtar me njëri-tjetrin dhe të dy kanë pika të përbashkëta.

“Kryeministri nuk pranoi të nënshkruante një rezolutë që ia ndalonte Presidentit të bënte akrobacione dhe të fliste për kufij. Kjo për mua e qartë se ata janë bashkë”, është shprehur Kurti.

Tutje Kurti flet për votimin e demarkacionit me Malin e Zi në qeverisjen Haradinaj.

“Haradinaj ka qenë kundërshtari më i madh i demarkacionit. Ia ka hedhur para fytyrës Mehes hartat. Unë kurrë nuk kam besuar se ai e sjell demarkacionin e Murat Mehes që ta votojmë”, ka thënë Kurti.

“Pse nuk po e heq taksën, kjo nuk do të thotë asgjë për të ardhmen sepse nuk ka përfunduar akoma asgjë”, ka thënë lideri i VV’së rreth taksës. /Express/