Kurti takon ambasadorin gjerman, flet me të për rimëkëmbjen e ekonomisë pas koronavirusit

E publikuar: 12/05/2020 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, në zyrën e tij, Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt.

Në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike.

Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KWF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare./Infosot/