Kurti takoi presidentin e Parlamentit Evropian, i kërkoi që sa më shpejt të sigurohen vaksina për Kosovën

E publikuar: 28/04/2021 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, nga i cili kërkoi mbështetje të vazhdueshme.

Kurti po ashtu i kërkoi që ta ndihmojë Kosovën për sigurimin e vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur.

“Parlamenti i BE-së @Europarl_EN është një avokat për rrugën e Kosovës #EU , përfshirë liberalizimin e vizave.

Falënderova David Sassoli @EP_Presiden për këtë mbështetje të vazhdueshme dhe e nxita për të ndihmuar Kosovën me sa më shumë vaksina, sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Kurti në Twitter.Kurti ka qëndruar sot në Bruksel, ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë evropianë.