Kurti: S’kemi marrëveshje me LDK’në, nuk takohemi sot me Mustafën

E publikuar: 12/12/2019 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i LVV’së, Albin Kurtin, ka thënë se sot s’do të ketë takim në mes të tij dhe liderit të LDK’së, Isa Mustafës.

Sa i përket një marrëveshje potenciale, Kurti ka thënë se ende nuk ka ndonjë rezultat konkret sa i përket arritjes së një koalicioni potencial me LDK’në.

“Ne jemi duke u përgatitur që të qeverisim mirë. Unë sa i përket çështjes së bisedimeve me LDK’në nuk mund të kem lajme të reja pa pasur rezultate konkrete. Këtë ua kam thënë edhe më herët po e përsëris sërish. Sot nuk ka takim do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijmë marrëveshjen që dëshirojmë. Kur ti kemi rezultatet konkrete jap lajme të reja, nuk ka rezultate konkrete. Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë sepse datë e fundit ka qenë 26 dhjetori , na ka dhënë më shumë kohë se që na është dashur”, ka thënë sot Kurti në një konferencë për media.