Kurti: Shqiptarët nëpër breza janë munduar për pavarësi dhe shtetformim, 2 Korriku e dëshmon këtë

E publikuar: 02/07/2020 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se togfjalëshat gjenerikë “vetëvendosja politike” dhe “demokracia autentike” vijnë prej popullit e frymëzojnë lëvizje.

“Këto dyja ishin konceptet e rëndësishme që u përmendën në Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të 1990”, është shprehur Kurti në Facebook.

“U bënë 30 vjet nga shpallja e Republikës së Parë. Shqiptarët, nëpër breza janë munduar për pavarësi e për shtetformim. 2 korriku e dëshmon këtë. Republika e Parë u shpall nën okupim dhe kjo e bënë atë Republikë-për-Rezistencë. Nderimi e kujtimi për të janë e njëjta gjë”./Express/