Kurti: Serbëve në Kosovë t’ua heqim frikën nga Beogradi

E publikuar: 29/10/2019 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se qeveria e ardhshme e vendit, që ai pritet ta drejtojë, si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, duhet të ndjejë përgjegjësinë që serbëve të Kosovës t’ua largrohet frika nga Beogradi.

“Në Kosovë tani i kemi 130 mijë serbë. Mbi dy të tretat e tyre jetojnë në jug të lumit Ibër, në Kosovë. Por, përveç kësaj, një moment kohor që më bëri të kuptoj se ndoshta e kemi negluzhuar tejmase çështjen e serbëve lokalë ka një datë të posaçme, 23 dhjetor 2015. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që theksonte se Asociacioni me Shumicë të Komunave Serbe është antikushtetues”, ka deklaruar ai në RTK.

“Të nesërmen nuk kishte fare protesta nga serbët e Kosovës. Pra nuk është se ata e dëshironin këtë, ishte Beogradi. Por ata thjesht frikësoheshin”, ka thënë ai. ”Unë mendoj se ne si shumicë shqiptare dhe ne si shtet i Kosovës, si qeveri e ardhshme, kemi përjegjësinë për t’i mbrojtur serbët, ashtu që ata ta largojnë këtë frikë nga Beogradi”, është shprehur Kurti.