Kurti refuzon prokuroren Krasniqi dhe gjyqtarin kujdestar

E publikuar: 28/11/2015 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç prokurores Fikrije Krasniqi, deputeti Albin Kurti e ka refuzuar edhe gjyqtarin kujdestar.

Sipas reporterit të KosovaPress pritet që kryetari i Gjykatës të vendosë për rastin e Kurtit.

Sipas procedurave ligjore kryetari i Gjykatës e ka obligim të ndërrojë gjyqtarin nëse ankesa e Kurtit është e bazuar që ta përjashtojë gjykatësin.

Kurti refuzon prokuroren Fikrije Krasniqi

Burime të KosovaPressit brenda Pallatit të Drejtësisë tregojnë se Albin Kurti nuk ka pranuar që të merret në pyetje nga prokurorja Fikrije Krasniqi.

Kërkesa e Kurtit është që të mos deklarohet në asnjë formë para prokurores Krasniqi.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Kurti ka pranuar avokat apo është duke u vetëmbrojtur.