Kurti: Populli ta rrëzojë Mustafën nëse nuk jep dorëheqje

E publikuar: 28/08/2015 23:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk është prekur nga krahasimi me gomarin që ia bëri kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ka shtuar se nuk mund të përdorë të njëjtën gjuhë me të.

Në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Kurti ka theksuar se kryeministri Mustafa ka filluar të flasë me kafshët dhe se ai duhet të gjejë një gomar për t’i kërkuar falje.

“Nuk jam prekur nga krahasimin me gomarin. Ai ka filluar të flas edhe me kafshët. Ai nuk është njeri serioz. Unë nuk mund të lëshohem në gjuhën e tij i cili po flet si të ishte pronar rënçi e herë fermerë. Duke përdorur terme të faunës. Bashkë me djalin e tij”, ka thënë Kurti.

“I ashtuquajturi akademik Mustafa nga Prapashtica i ka befasuar të gjithë me gjuhën e ndytë dhe të ulët. Ai nuk po flet si kryeministër, prandaj duhet të japë dorëheqje dhe nëse nuk jep dorëheqje, duhet të rrëzohet nga populli i Kosovës. Ai duhet të shkojë në ‘Zajednicë’ pasi në Kosovë nuk po i mbetet vend për të. Ai po na sjellë në një periudhë më të errët dhe më të zezë sesa në kohën e Rrahman Morinës”, ka shtuar ai.

Sipas Kurtit, Zajednica nuk mund të hiqet nga Kosova pa gjakderdhje dhe pa luftë.

“Me Zajednicën te dera, e ke luftën te dera”, ka thënë Kurti.