Kurti për padinë ndaj Thaçit e Veselit: Prokuroria Themelore e Prishtinës në heshtje varri

25.05.2019 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti për padinë ndaj Thaçit e Veselit: Prokuroria Themelore e Prishtinës në heshtje varri

Gazeta Express
25 Maj 2019 12:18
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se Prokurorinë Themelore në Prishtinë e ka kapluar një ‘heshtje varri’, pasi që edhe pas një muaji nuk kanë dhënë asnjë informacion rreth padisë që Kurti ka bërë ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit për ‘kallëzim të rremë’, kur kanë dëshmuar në rastin e ‘Syrit të Popullit’, shkruan Gazeta Express.

Kurti thotë se edhe pas një muaji, ende nuk dihet nëse është marrëndonjë vendim për hapje të hetimeve.

Ai thotë se kjo heshtje e institucioneve të drejtësisë, është një presion mbi qytetarët për të heshtur përballë krimit.

Sipas liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo mund të interpretohet edhe si ndëhyrje mbi sistemin e drejtësisë, megjithatë thotë se një refren i tillë tregon vetëm për papërjgegjësinë e institucioneve.

“30 ditë heshtje varri, asnjë veprim, asnjë informatë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ky mosveprim e mosinformim i paraqitësve të kallëzimit penal është presion i drejtpërdrejtë mbi qytetarët për të heshtur para krimit institucional, sidomos ndaj atyre që ndodhen në majat e insitucioneve shtetërore. Por, kështu nuk mendon edhe prokuroria, thua se nuk është aty për të luftuar krimin, por për ta mbrojtur atë nga qytetarët”, ka shkruar Kurti.

Reagimi i plotë:

Letër e hapur

Sot u bë një muaj nga dita e paraqitjes së kallëzimit tonë penal kundër Presidentit të Kosovës dhe Kryetarit të Kuvendit.

Më 25 prill 2019, në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bëmë kallëzim penal kundër z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë, sipas kuptimit të Nenit 382, par. 1, 2 dhe 4, dhe deklaratë të rreme nën betim, sipas kuptimit të Nenit 383, par. 1 dhe 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) Nr. 06/L-074.

Askush nga Prokuroria nuk na thirri asnjërin prej nesh. Ne nuk dimë nëse është marrë Aktvendim për hapjen e hetimeve. Nëse ka filluar marrja në pyetje e dëshmitarëve. Përkundër faktit që jemi palë në procedurë dhe sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës kemi të drejtë të jemi të informuar në lidhje me procesin – ne nuk kemi asnjë informatë deri më tash.

30 ditë heshtje varri, asnjë veprim, asnjë informatë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ky mosveprim e mosinformim i paraqitësve të kallëzimit penal është presion i drejtëpërdrejtë mbi qytetarët për të heshtur para krimit institucional, sidomos ndaj atyre që ndodhen në majat e insitucioneve shtetërore. Por, kështu nuk mendon edhe prokuroria, thua se nuk është aty për të luftuar krimin, por për ta mbrojtur atë nga qytetarët.

Veprimin e hapjes së hetimeve për deklaratat në seancën gjyqësore të datës 28 dhjetor 2018 sipas detyrës zyrtare si detyrim ligjor duhej ta bënte prokurori i rastit. Heshtje. E nëse nuk është tamam heshtje, është veçse fërkim duarsh.

Mund të ndodhë që interesimi ynë për veprimet e ndërmarra nga Prokuroria për rastin të kualifikohet si ndërhyrje në drejtësi. Porse ky është refreni i njohur i papërgjegjësisë institucionale që flet kur s’duhet, meqë nuk vepron kur duhet.

Ne po presim. Dhe, nuk do të heshtim.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës